Titulli në basketboll për femra, Flamurtari mposht Tiranën në finalen e parë

17 Prill 2025 | 20:08

Flamurtari në basketboll për femra e ka nisur në mënyrën më të mirë setin e finaleve për titullin kampion, duke triumfuar përballë Tiranës në shtëpi. Vlonjatet e mbyllën duelin në shifrat 68-53, duke hedhur një hap përpara në luftën për titull.

Skuadra vendëse luajti mirë që në nisje të sfidës, duke realizuar 22 pikë në periodën e parë kundrejt 16 të kundërshtarit, ndërsa e ruajti ritmin deri në fund, ku dhe u kurorëzua fituese, por asgjë nuk ka mbaruar.

“Kjo fitore na jep shumë moral, entuziazëm dhe në ndeshjen e dytë që kemi ditën e shtunë do jemi me këtë optimizëm, me këtë dëshirë dhe themi se edhe ndeshjen në Tiranë do e fitojmë”, tha trajneri i Flamurtarit, Agim Dalipi.

Ndërkohë, trajnerja e Tiranës, Mirza Alibegaj, ka theksuar se ka ende ndeshje në vijim për të përcaktuar skuadrën kampione.

“Fitoi ekipi që luajti më mirë, ishte më mirë në fushë. Ne na mungojnë dy nga lojtarët tona kryesore, janë të dëmtuara. U munduam të jepnim maksimumin tonë, nuk arritëm të fitonim. Do mundohemi në ndeshjen e dytë të japim maksimumin tonë”, u shpreh ajo.

Takimi i dytë final mes Flamurtarit dhe Tiranës do të luhet ditën e shtunë në kryeqytet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026