Topalli: Në hotelet shqiptare futesh pa ID, sa vajza të mitura u trafikuan në 2023
Zabit Fisniku alias Artur Fisniku i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar të mërkurën nga policia në Rinas.
47-vjeçari është dënuar në vitin 2005 nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë me 16 vite burgim për veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucion”, kryer në bashkëpunim.
Për të folur në lidhje me trafikimin e vajzave të mitura e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ishte gazetarja Aida Topalli.
Kjo e fundit tha se në hotelet shqiptare mund të futet kushdo, pasi nuk paraqesin mjet identifikimi, si dhe nuk dihen nëse vajzat janë të larguara nga shtëpia apo kanë ikur me dëshirën e vet.
Mes tjerash ajo nënvizoi se në vitin 2023 në Tiranë është raportuar për 13 vajza të larguara nga shtëpia.
“Në hotelet shqiptare mund të hyjë kushdo, pa një mjet identifikimi, pa marrë moshën e vajzave, pa ditur nëse kjo vajzë është e dhunuar, është larguar nga banesa, se çfarë ka ndodhur më të. Vajzat kishin 6 muaj të larguara nga banesa e tyre. Vajzat nëse nuk kurohen do vazhdojnë të bëjnë këto lloj jete. Në vitin 2023 në Tiranë kemi pasur 13 vajza të larguara nga shtëpia dhe që janë viktima të trafikimit”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 08:03 Dy tërmete trondisin Venezuelë, dhjetëra viktima dhe mbi qindra të plagosur! Njerëzit në rrënoja kërkojnë ndihmë
- 07:57 Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit