Topi i artë 2025, zbulohet lista e pretendetëve! Mbetet jashtë Ronaldo, Messi, Rodri

7 Gusht 2025 | 15:59

Ceremonia prestigjioze e ndarjes së çmimeve ‘Topi i Artë 2025’ ka zbuluar listën e ngushtë me 30 futbollistët e nominuar për çmimin më të lartë individual në futboll, si dhe kandidatët për çmimet e tjera të rëndësishme si trajneri më i mirë, portieri më i mirë dhe talenti më i mirë nën 21 vjeç.

Në këtë edicion të 69-të, bie në sy mungesa e dy ikonave të futbollit botëror, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, për herë të parë pas më shumë se një dekade. Po ashtu, mungon edhe fituesi aktual i çmimit, mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, për shkak të një dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për pjesën më të madhe të sezonit.

Ceremonia do të zhvillohet më 22 shtator, në ‘Theatre du Chatelet’ në Paris, ku do të mblidhen emrat më të mëdhenj të futbollit botëror për të festuar arritjet më të spikatura të sezonit 2024–2025.

Fituesi i ‘Topit të Artë’ vendoset nga një juri  prej 100 gazetarësh sportivë ndërkombëtarë, të cilët votojnë bazuar në këto kritere:

  1. Performanca individuale
  2. Roli vendimtar ose spektakolar në ndeshje
  3. Arritjet kolektive dhe trofetë e fituara
  4. Klasi dhe loja e ndershme

Çdo votues rendit 10 lojtarë, duke i dhënë pikë nga 15 për vendin e parë, deri në 1 për vendin e dhjetë.

Pretendentët kryesorë për Topin e Artë 2025:

Ousmane Dembele, Gianluigi Donnarumma, Desire Doue, Khvicha Kvaratskhelia, Kylian Mbappe, Lautaro Martínez, Pedri, Raphinha, Mohamed Salah, Lamine Yamal.

Lista e plotë e të nominuarve për ‘Topin e Artë 2025’:

  1. Ousmane Dembele (PSG)
  2. Gianluigi Donnarumma (PSG)
  3. Jude Bellingham (Real Madrid)
  4. Desire Doue (PSG)
  5. Denzel Dumfries (Inter)
  6. Serhou Guirassy (Dortmund)
  7. Erling Haaland (Man. City)
  8. Viktor Gyökeres (Sporting Lisbonë/Arsenal)
  9. Achraf Hakimi (PSG)
  10. Harry Kane (Bayern Munich)
  11. Khvicha Kvaratskhelia (Napoli/PSG)
  12. Robert Leëandoëski (Barcelona)
  13. Alexis Mac Allister (Liverpool)
  14. Lautaro Martinez (Inter)
  15. Scott McTominay (Napoli)
  16. Kylian Mbappe (Real Madrid)
  17. Nuno Mendes (PSG)
  18. Joao Neves (PSG)
  19. Pedri (Barcelona)
  20. Cole Palmer (Chelsea)
  21. Michael Olise (Bayern Munich)
  22. Raphinha (Barcelona)
  23. Declan Rice (Arsenal)
  24. Fabian Ruiz (PSG)
  25. Virgil van Dijk (Liverpool)
  26. Vinicius Junior (Real Madrid)
  27. Mohamed Salah (Liverpool)
  28. Florian Ëirtz (Leverkusen/Liverpool)
  29. Vitinha (PSG)
  30. Lamine Yamal (Barcelona)

Trajneri më i mirë 2025 të nominuarit:

  1. Antonio Conte (Napoli)
  2. Luis Enrique (PSG)
  3. Hansi Flick (Barcelona)
  4. Enzo Maresca (Chelsea)
  5. Arne Slot (Liverpool)

Portieri më i mirë 2025 – të nominuarit:

  1. Alisson Becker (Liverpool/Brazil)
  2. Yassine Bounou (Al-Hilal/Marok)
  3. Lucas Chevalier (Lille/Francë)
  4. Thibaut Courtois (Real Madrid/Belgjikë)
  5. Gianluigi Donnarumma (PSG/Itali)
  6. Emiliano Martinez (Aston Villa/Argjentinë)
  7. Jan Oblak (Atletico Madrid/Slloveni)
  8. David Raya (Arsenal/Spanjë)
  9. Matz Sels (Nottingham Forest/Belgjikë)
  10. Yann Sommer (Inter/Zvicër)

Talenti më i mirë U-21 – të nominuarit:

  1. Pau Cubarsi (Barcelona/Spanjë)
  2. Ayyoub Bouaddi (Lille)
  3. Desire Doue (PSG/Francë)
  4. Estevao Uillian (Chelsea/Brazil)
  5. Dean Huijsen (Real Madrid/Spanjë)
  6. Myles Leëis-Skelly (Arsenal/Angli)
  7. Rodrigo Mora (Porto/Portugali)
  8. Joao Neves (PSG/Portugali)
  9. Kenan Yildiz (Juventus/Turqi)

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026