Tre orë para mbylljes së qendrave të votimit, LDK thirrje qytetarëve të votojnë

12 Tetor 2025 | 16:53

Zëdhënësi dhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka mbajtur një konferencë për media duke falenderuar të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike e kushtetuese për të votuar.

Sa i përket procesit, ai theksoi se duke u bauzar në të dhëna, procesi deri më tani është i rregullt dhe demokratik.

“Shfrytëzoj edhe mundësinë që të ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që ende nuk kanë votuar që ta bëjnë një gjë të tillë sa më parë sidomos para orës 19:00, kur edhe mbyllen qendrat e votimit.  Për rezultatet nuk mund të flas tani, për parregullsi përjashto disa raste minore të vogla nuk kemi informacion për parregullsi të mëdha.

Qytetarët e Kosovës kanë treguar një vetëdije të lartë, demokratike e kushtetuese duke marrë pjesë edhe në numër të lakmueshëm në këto zgjedhje por edhe duke ndjekur një proces të mirëfilltë zgjedhor. I ftoj të zënë afatin kohor para orës 19:00 të mbrëmjes”, deklaroi Besian Mustafa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026