Tre veprat penale për të cilat akuzohet ish-zyrtarja, Alda Klosi

4 Shkurt 2023 | 10:18

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me arrestimin e ish-zyrtares, Alda Klosi.

41-vjeçarja akuzohet për tre vepra penale, “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimatrisë kiminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Në njoftim, thuhet se specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asetet Kriminale ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndërkohë, gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi raportoi se sanitarja, Rozeta Dobi ka deklaruar ndër të tjera se ka pasur një marrëdhënie shoqërore me Klosin, por kjo e fundit e ka mohuar diçka të tillë.

Dobi ka thënë se ajo nuk i ka vjedhur paratë nga shtëpia e ish-zyrtares, por e gjitha ishte një inskenim, pasi Klosi donte të ngarkonte me përgjegjësi bashkëshortin e saj, me të cilin kishte konflikte.

Sanitarja u shpreh se në dhjetor të vitit 2022, Klosi i kishte kërkuar që paratë që gjendeshin në kasafortë, t’i merrte dhe t’i dërgonte në banesën e saj.

Shoqërimi i Klosit u bë në orën 18:00 të së premtes dhe u arrestua në mbrëmje.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026