“Trump sjell epokë të re në SHBA”, Genc Pollo: Do ndalet përndjekja e politikanëve
Politikani Genc Pollo ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka folur për inaugurimin e presidentit Donald Trump.
Pollo tha se fitorja e dytë e Donald Trump, është tregues se po futemi në një epokë të re për Shtetet e Bashkuara por edhe për botën. Sipas tij për SHBA kjo është një epokë e bekuar.
“Po futemi në një epokë të re për shtetet e Bashkuara, e deri diku edhe për botën. Për SHBA mendoj unë është një ndryshim i bekuar pasi ato që ju i cilësoni si institucione me traditë demokratike dhe me qëndrueshmëri, po pësojnë një degradim në shumë aspekte.
Përndjekja e kundërshtarit politik me instrumentalizime gjyqësore që është debat edhe në Shqipëri nuk është më pak në Amerikë. Në fjalimin e tij, Trump tha se kjo nuk do të ndodh më. Por kjo nuk ka ndodhur vetëm në Shtetet e Bashkuara në 4 vitet e fundit. Kjo ka ndodhur edhe në Europë. Ka fatkeqësisht një qasje iliberale që në emër të demokracisë luftohet kushdo që nuk ndan të njëjtën pikëpamje. Kjo zakonisht vihet re te partitë e majta”,-tha Pollo.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve