Turistët “pushtojnë” Durrësin që në pranverë, sezoni zgjatet me dy muaj

10 Maj 2025 | 13:42

Me hyrjen zyrtare të muajit maj, qyteti i Durrësit ka nisur sezonin e ri turistik, ndonëse plazhet janë populluar që në fund të prillit. Rritja e temperaturave dhe interesimi i lartë nga turistët e huaj e kanë bërë këtë sezon të nisë më herët dhe të jetë më i zgjatur krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas operatorëve hotelierë, Durrësi ka shënuar një rritje me 30% të numrit të turistëve në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, çka do të thotë që Durrësi mbetet një ndër destinacionet më tërheqëse në Shqipëri, por sjell gjithashtu edhe ndikim të ndjeshëm në ekonominë vendase.

“Në muajin prill dhe maj ka një rritje rreth 30% më shumë se viti i kaluar dhe kjo e ka shtyrë sezonin të paktën me një muaj në krahasim me vitin e kaluar. Pra, pretendojmë që këtë vit të kemi një muaj më shumë sezon në pranverë dhe një muaj më shumë në vjeshtë. Kjo është diçka pozitive për të gjithë zonën e Durrësit, e cila është përgatitur për këtë sezon të gjatë”, tha Blerim Norja, menaxher hotelerie.

Turistët shprehen të entuziazmuar për mikpritjen, ushqimin dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë.

“Oh, sepse na pëlqen të eksplorojmë vende të reja. Nuk kemi qenë më parë në Shqipëri dhe kemi dëgjuar për bukurinë. Dhe, po, ne jemi këtu për të mësuar më shumë. Ne e duam atë! Dhe njerëzit janë vërtet mikpritës gjithashtu”, u shpreh një turiste nga Londra.

Një tjetër turist nga Maroku tha se: “Unë jam Jam profesor i filozofisë në Casablanca. E vizitoj Shqipërinë për herë të parë me Rijadin. Shqipëri e mirë, ushqim i mirë, vend i mirë. Unë e dua atë.”

Përveç turistëve të huaj, në Durrës ka nisur të rritet edhe numri i pushuesve nga Kosova, të cilët tradicionalisht zgjedhin bregdetin shqiptar për pushimet verore.

Zgjatja e sezonit turistik këtë vit shihet si një mundësi e mirë për të gjithë sektorin e shërbimeve në qytet, duke përfshirë hotelerinë, gastronominë dhe tregtinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore

Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor pas një incidenti të ndodhur në...
15:51 | 25/06/2026

Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet

Një nga problemet kryesore të “shtëpisë pa çati”, bujqësisë, në juglindje të vendit është prodhimi i cili dëmtohet për shkak të kushteve klimaterike, breshërit apo...
15:36 | 25/06/2026

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026