Turistët qëndrojnë më gjatë në Shqipëri, rritet numri i netë qëndrimeve
Turistët po shtojnë netët e qëndrimit në Shqipëri. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se në muajin Qershor, numri i net qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 35,5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po ashtu edhe numri i vizitorëve rezident është rritur me 18,4 %. Shumica e tyre kanë zgjedhur zonat bregdetare.
Rritje ka pasur dhe numri i vizitorëve, me 40.1% krahasuar me 2023.
Shumica e turistëve kanë preferuar të shtojnë qëndrimin e tyre në zonat bregdetare me 51.4%. megjithatë rritje ka pasur dhe në ato që janë akomoduar në Rajonin Qendër duke shënuar rritje me 43,7 %.
Numri më i lartë i vizitorëve rezulton në hotele dhe struktura të ngjashme më afro 93 % pranë zonave bregdetare. Rajoni qëndror në tërësi ka pritur edhe më shumë vizitorë. Shtetasit nga Kosova kryesojnë në listën e vizitorëve me 12%, të ndjekur nga italianët me 9%, polakët me 8 %, gjermanët me 6%, Mbretëria e Bashkuar 4%.
LEXONI GJITHASHTU:
- Turistët harxhojnë karburant, konsumohet 381 mijë tonë naftë për 7 muaj
- Freskia e kanionit të Holtës, turistë të huaj e vendas eksplorojnë natyrën në Gramsh
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë