Turizmi në RMV, pandemia prek operatorët turistik, qytetarët nuk kanë mundësi ekonomike
Pandemia e Covid-19 ka rënduar gjendjen ekonomike të shumë qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, e për pasojë shumica tyre shprehen se nuk të bëjnë pushime verore. Euronews Albania pyeti disa qytetarë në Shkup, të cilët thanë se nuk mundën të shkojnë pasi të ardhurat e tyre nuk janë të mjaftueshme.
“Nuk do të iki prej këtu. S’ka më mirë se këtu”, thotë një qytetar i Shkupit.
“Çfarë pushimi, s’kemi terezi pushimi”, tha një tjetër qytetar.
“Standardi nuk ma lejon. Pensionin që e marr gjysma më shkon për energji elektrike e gjysma për ujë. Nuk mund të lidhim fillimin me fundin”, shprehet një banor.
Por ata të paktë që përgjigjen se do te bëjnë pushime thonë se do zgjedhin Shqipërinë.
“Sigurisht se kemi qenë…Nëse i lirojnë kufijtë sigurisht se do të shkojmë prapë. Po”, shprehet një banor.
Agjencitë turistike ende nuk kanë publikuar ofertat e tyre për Shqipërinë, por thonë se çmimet do të jenë shumë më të ulëta se vitin që kaloi me qëllim që të tërheqin qytetarët.
“Për Shqipëri mendoj se nëse lirohen kufijtë do të bëjmë oferta më të lira, më të mira dhe më të shpejta që edhe njerëzit të jenë më të kënaqur por të kemi edhe më shumë kërkesa. Kemi folur, besoj se do të ketë lirime pasi që kërkesa do jetë më e vogël. Edhe hotelet edhe autobusët do ti ulin çmimet që të ketë më shumë punë, me më pak fitim. Kështu do jetë sivjet. Humbjet janë të mëdha. Kemi qenë me zero fitim. Besoj se do të kthehet puna por jo në atë mënyrë 100 për qind, afër 50 përqindëshi i asaj”, shprehet Alaudin Aliji, operator turistik.
Maqedonia e Veriut nuk ka shifra të sakta për personat që dalin jashtë shtetit për pushime në vende të huaja, por sipas Entit shqiptar të Statistikës, gjatë vitit 2018 Shqipërinë e kanë vizituar për pushime afro 700 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, që përbën 11 për qind nga numri total i pushuesve të huaj në Shqipëri.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 08:58 Pas vrasjes së dy amerikanëve në Jordani, SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit
- 08:49 Spanja dhe Argjentina përballen në finalen e Botërorit 2026
- 08:42 Humbën rrugën në Karaburun, shpëtohen pesë turistë gjermanë
- 08:14 Arrestohen Andrew dhe Tristan Tate në SHBA, akuzohen për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore
- 08:08 Anglia mbyll Botërorin me medaljen e bronztë, mposht Francën me një rezultat 6-4
- 08:01 Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia njoftim zyrtar