Turqia cakton 40 ditë paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në RMV

12 Dhjetor 2023 | 07:10

Ministria e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë së Verut ka bërë të ditur të hënën se autoritetet gjyqësore turke i kanë zgjatur për dyzet ditë paraburgimin autorit të dyshuar për vrasjen e dyfishtë, Lupço Palevski.

Ministria turke e Punëve të Jashtme ka njoftuar Ambasadën maqedonase në Ankara se Kryeprokurori Publik i Balikesirit, qyteza ku u arrestua Palevski, i ka caktuar atij paraburgimin para ekstradimit në kohëzgjatje prej 40 ditësh.

Ministria e Drejtësisë në Shkup i dorëzoi para pak ditësh autoriteteve turke dokumentacionin e nevojshëm me kërkesën për ekstradimin e autorit të dyshuar për vrasjen e vajzës 14-vjeçe, Vanja Gjorçevska në Shkup dhe Pançe Zhezhovskit, 74-vjeçar nga Velesi. Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë një marrëveshje midis tyre për ekstradim, por ekspertët e çështjes në Shkup paralajmërojnë partitë politike dhe median që të mos e politizojnë aktin sepse, sipas tyre, mund të vështirësohen procedurat e ekstradimit të Palevskit në vend.

Ndërsa VMRO-DPMNE e opozitës akuzon qeverinë për lëshime rreth rastit të vrasjes, përkatësisht anashkalimin e hetimit të vrasjes së berberit Zhezhovski në Veles, eksponentë qeveritarë dhe të Lidhjes Social Demokrate në pushtet thonë se Lupço Palevski ishte i afërt me VMRO-në. Ndërkaq, zyrtarë të VMRO-së thonë se policia nuk e kishte kërkuar fare makinën e viktimës në Veles, ndërkohë që ajo ishte pikasur nga kamerat e sigurisë në një a dy lagje të Shkupit, pas aktit të vrasjes. Kjo makinë, më pas u përdor për rrëmbimin e adoleshentes Vanja Gjorçevska në qendër të Shkupit, në hyrje të ndërtesës ku banonte ajo. Opozita maqedonase thotë se vrasja e vajzës mund të mos kishte ndodhur sikur të ishte zbuluar makina e viktimës së parë. Partia kërkon dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovki.

I dyshuari kryesor për vrasjen e dysfishtë, Lupço Palevski u kap më 5 dhjetor në qytezën Balikesir, në jug të Stambollit. Ai fillimisht ishte arratisur në Serbi, me ndihmën e avokatit të tij personal, të cilin e kishte gënjyer, sipas këtij të fundit, se duhej të shkonte atje për një kontroll shëndetësor. Avokati më pas u mor në pyetje në hetuesi në Shkup, por nuk janë caktuar masa kundër tij.

Nga Beogradi, autori i dyshuar është larguar përmes Bullgarisë për në Turqi me ndihmën e një qytetari të Strumicës (në juglindje të Maqedonisë së Veriut). Organet hetuese e kishin zbuluar atë dhe atij i është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa nuk dihet nëse ky individ i kishte shpjeguar hollësitë rreth arratisjes së Palevskit në Turqi, ku rezultoi në kapjen e shpejt të tij nga polcia e atjeshme.

Ndër pesë të arrestuarit që po mbahen në paraburgim në Shkup ndodhet edhe babai i 14-vjeçarës, Aleksandar Gjorçevski, i dyshuar për përfshirjen në rrëmbimin e saj. Ai dyshohet se i kishte dhënë informata të akuzuarit kryesor, Palevski lidhur me lëvizjet e vajzës së tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026