“Turqia “do shpërthejë” në protesta”, gazetari për situatën pas djegies së Kuranit

29 Qershor 2023 | 19:17

Gazetari Sokol Brahaj tha për Euronews Albania se pritet që ditën e nesërme pas faljes së xhumasë, besimtarët myslimanë të protestojnë para konsullatës suedeze në Stamboll, pasi lejoi protestuesin që në ditën e Bajramit të digjte e të griste librin e Kuranit.

Ai tha gjithashtu se lidhur me ngjarjen presidenti Turk Erdogan ka pasur një reagim të ashpër ndaj Suedisë, duke thënë se lejimi i djegies së Kuranit, nuk tregon lirinë e shprehjes, por mungesën e demokracisë.

“Në fakt në Bagdat në Iran apo në disa vende të tjera arabe, por edhe nesër, do ketë para konsullatës suedeze do të ketë protesta.

Erdogan e ka luftuar ashpër shtetin suedez, duke thënë se vërtetë ishte një person që e ka bërë këtë punë, por të djegësh librat fetar nuk mund të quhet liri e shprehjes e sidomos në një proces ku bëhet fjalë se pas një jave do ketë një mbledhje mes dy qeverive turke dhe suedeze për anëtarësimin në NATO.

Erdogan ka thënë gjithashtu se do i mësojnë demokracinë edhe Suedisë, pasi librat e shenjtë Kurani apo ndonjë libër tjetër nuk ofendohen”,-tha nga Turqia gazetari Brahaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026