U arratis Arben Ahmetaj? Ish-prokurori: Sipas ligjit ikja e tij s’mund të ndalohej
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari tha në një intervistë për Euronews Albania se shteti shqiptar, prokuroria apo gjykata, nuk mund ta parandalonin largimin e ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.
Ai tha se në bazë të ligjit, Ahmetaj nuk mund të arrestohej pa u marrë leje nga Kuvendi e më pas nga gjykata për të ekzekutuar arrestin, ndërkohë që Ahmetaj, sipas asaj që thuhet është larguar pikërisht ditën kur kreu i SPAK bëri kërkesë për arrestimin e tij në Kuvendin e Shqipërisë.
“Duhet të sqarojmë se shteti shqiptar, prokuroria dhe gjykata kushtetuese nuk kanë pasur asnjë mundësi për të parandaluar largimin e Arben Ahmetaj. Flasim për një shtet ligjor, Arben Ahmetaj ishte nën hetim, ishte politikan, njeri i mençur dhe e dinte se po shkonte drejt penalizimit. Se do shkonte me arrest apo pa arrest këtë procedurë e ka ndërtuar parlamenti i Shqipërisë.
Ai nuk ka ikur, ai është arratisur përfundimisht nga sa po duken punët. Ai ka ikur ditën kur Prokuroria e Posaçme ka Kërkuar leje kuvendit për të kërkuar leje në Gjykatë për këtë. Logjikisht duhet të ketë ikur për këtë. Problemi është se nuk duhet të bëjmë politik me këtë. Teknikisht me ligjin që ke për deputetët ti nuk kërkon dot masë sigurie arrest me burg në rast se nuk shkon në parlament të japë leje parlamenti, të ndryshojnë ligjin”,-tha Shkëlqim Hajdari.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar