“U arrestua porositësi i vrasjeve”, Gazetarja: Bisedat që “nxorën zbuluar” Gjokën
Gazetarja Aida Topalli tha në një intervistë për Euronews Albania këtë të diel se arrestimi i Pëllumb Gjokës futej në rastet e rralla kur është bërë e mundur arrestimi i një porositësi të vrasjeve.
Ajo tha se bisedat e zbuluara nga aplikacioni Encrochat dhe SKY kanë dhënë prova të mjaftueshme për implikimin e biznesmenit dhe të arrestuarve të tjerë në vrasje.
“Është ndër të paktat raste që një porositës vrasjeje arrestohet. Kjo është e vërtetuar sepse nga zbërthimi i Encrochat dhe aplikaconit SKY, rezulton se ka biseda mes Pëllumb Gjokës dhe Behar Bajrit ky ai rekruton për të vrarë pikërisht Kleant Musabelliun dhe Gjin Boriçin.
Aty Behar Bajri thotë se për një shifër të tillë ai nuk do rekrutonte shqiptarë, serb apo malazez për këtë vrasje, por do e bënte vetë pasi bëhej fjalë për 110 mijë euro për të kryer një vrasje.
Pra ka biseda të shumta mes Pëllumb Gjokës, Bahir Bajrit dhe Xhevahir Litës, të cilat janë me emra prokurorësh dhe emra gjyqtarësh, janë lehtësisht të vërtetueshme, ata kanë folur lirshëm duke menduar se janë aplikacione të pazbërthyeshme”,-tha Aida Topalli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona