Tragjedi në Gramsh, mbyten në liqen babai, dy djemtë dhe nipi. RENEA kërkon trupat

21 Korrik 2023 | 20:56

4 persona janë mbytur në liqenin e Gramshit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të së premtes.

Viktimat janë babai me dy djemtë dhe kushëriri i tyre.

Sipas familjarëve, A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç dhe M.Z, 20 vjeç janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në  Liqenin e Hidrocentralit të Banjës

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë,  grupi hetimor dhe zjarrëfikësit, ku ka rezultuar se:

N Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç ,  (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi  M.Z, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Gjiihashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas  për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026