U kap me 265 gramë kokainë, vihet në pranga 23-vjeçari në Tiranë

27 Nëntor 2025 | 09:26

Policia e Tiranës ka goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike, duke sekuestruar rreth 265 gramë kokainë të ndarë në doza dhe një sasi kanabisi, të gjitha gati për shitje. Në kuadër të operacionit të koduar “Parku”, u arrestua shtetasi me iniciale A. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po kryente shitje droge në zonën e njohur si “Ish-parku i autobusave”, shërbimet e Policisë ndërhynë në rrugën “Frosina Plaku”, ku kapën 23-vjeçarin.

Gjatë kontrollit fizik dhe më pas në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 265 gramë lëndë e dyshuar kokainë, e ndarë në sasi të vogla për shitje, si dhe një sasi kanabisi.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026