U largua teksa policia po i kontrollonte dokumentet, kapet dhe gjobitet 28-vjeçari
Polica ka kapur dhe ka gjobitur një 28-vjeçar, i cili është larguar teksa policia po i kontrollonte dokumentacionin.
Bëhet e ditur se në pranga ka rënë shtetasi A. A., 28 vjeç, banues në Fier, ndërsa është gjobitur me 70000 lekë.
Gjithashtu ai është proceduar dhe penalisht.
“Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Audi”, pa targa, që drejtohej nga shtetasi A. A., 28 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit, ky shtetas është larguar. Menjëherë i janë vënë në ndjekje shërbimet e Policisë të cilët kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij. Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Gjithashtu, ai u ndëshkua me masë administrative 70 000 lekë, për shkelje të neneve 93, 99, 190 dhe 191 të Kodit Rrugor”-njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
U largua nga PS, Gjuzi: Balla do të reagojë për largimin e deputetes Koçeku
Deputetja e PS: Protesta në përgjithësi qytetare, vajtja në Rinas nuk ishte një imazh i mirë
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit
- 22:38 Afganistani ndalon përdorimin e telefonave inteligjentë për nëpunësit civilë
- 22:34 Trajneri Eric Roy ndërron jetë në moshën 58-vjeçare
- 22:32 Muçollari lexon mes rreshtave rezolutën e PE: Ka një qëndrim politik për protestën
- 22:31 Trump: Ushtria amerikane do të qëndrojë në Gjirin Persik për pak kohë pas marrëveshjes me Iranin
- 22:27 G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet duhet të kthehen në veprime
- 22:25 Bota i përulet Messit!