U plagos nga shoku i klasës, 17-vjeçari rrëfen ngjarje: S’është hera e parë, ai…
Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Cakran te Fierit ka folur në një interviste për mediat, 17-vjeçari Ydo Xhafa që u plagos me biçak nga shoku i klasës së tij mëngjesin e sotëm në ambientet e brendshme të shkollës së mesme “Mustafa Hoxha” në Cakran të Fierit.
Djali i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Fierit tregon çfarë ndodhi para se të niste ora e mësimit. Sipas të plagosurit prezenca e mjeteve prerëse ka qene prej kohesh ndërsa ka qene mësuesja qe e ka shpëtuar.
“Gjithçka nisi se ai më bënte foto mua, familjarëve dhe shokëve të mi dhe familjeve të tyre. Ai i kishte postuar në një rrjet social dhe ua jepte të tjerëve në telefona. Ka një muaj ky muhabet. Nuk u mbyll me fjalë dhe jemi këtu ku jemi sot. Nuk është hera e parë që e bën ai, ka ndodhur dhe shumë herë më parë.
I pyetur nëse ka njoftuar dikë më herët 17-vjeçari tha:
“Kemi lajmëruar profesorin”.
Ai dha detaje edhe për mënyrën se si ndodhi ngjarja:
“10minuta para se të futeshim në mësim, ishim tek korridori i klasës, e I themi nëse është e vërtetë që ti ke foto të familjarëve tanë, nëse i ke fshiji. E mbyllet këtu. Ai tha jo se telefoni është personal. unë i thash atëherë prit pasojat. Ai nxori biçakun. Gjithmonë e mbante me vete. Më goditi disa herë, unë u futa në klasë e mbylla derën, ai hapi derën me thikë në dorë, pastaj ndërhyri profesorja”.
Ndërkohë i tronditur është shprehur i ati i djalit te plagosur i cili ka kërkuar drejtësi dhe siguri pasi sipas tij kjo mungon.
“Jam nisur së bashku me çunin nga shtëpia nga ora 8. Unë për në punë, djali për në shkollë. Pa shkuar akoma në punë më njoftoi mësuesja dhe tha se djali është goditur pak. Urgjentisht shkoj te urgjenca e Cakranit, atje vura duart në kokë. Asgjë nuk mora vesh si ndodhi ngjarja
Dua drejtësi në vend. I kërkoj Edi Ramës mos të kërkoj llogari vetëm në Tiranë, por edhe në Cakran. Se sot është djali im, nesër është një tjetër. Nuk do e çoj më në shkollë. Nuk ka më siguri në asnjë vend”,-tha babai i 17-vjeçarit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng