“U rrëqetha kur e pashë me ata sy”, mësuesja: Vajza e kishte braktisur shkollën…
Glen Hasa, e cila prej 2 vitesh punon si mësuese ndihmëse për një vajzë me nevoja të veçanta, ishte personazhi i kësaj të shtune në “Real People”, ajo ka kujtuar momentin e parë të takimit me Elisabetën e vogël.
Gleni shprehet se iu rrëqeth mishi kur kuptoi se si vajza në karrocë, e shihte me sytë që kërkonin ndihmë.
“Ditën e parë që kam parë vajzën, është një yll shumë e bukur, kur e kam parë në karrocë me ata sy që kërkonte ndihmë, sepse kishte braktisur shkollën. Jam rrëqeth! Unë në fillim nuk isha e sigurt nëse do e merrja si punë apo jo. Aty e vendosa.
Gjithashtu, ajo shprehet se jo të gjithë prindërit janë mirëkuptues, pasi presin që mësuesit ndihmës të bëjnë magji, duke parë kushtet e fëmijëve të tyre.
“Ndonjëherë ka probleme me prindërit. Ata në përgjithësi e kanë të vështirë të pranojnë se fëmija e ka një problem. Ata e shikojnë mësuesin ndihmës sikur bëjnë magji, ata mendojnë se hë po shkon në shkollë punon dhe me mësuesin ndihmës dhe nuk punojnë vetë me fëmijën. Por ka edhe fëmije shumë bashkëpunues”,-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali