“Udhëtarët” eksplorojnë të veçantat e rrethinave të Elbasanit

30 Qershor 2021 | 17:01

“Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji sjellin në serinë e radhës të veçantat e rrethinave të Elbasanit ku spikat e ashtuquajtura “Zona e Shpatit” me Shushicën dhe Gjinarin.

Shushica ndodhet rreth 9.5 kilometra në juglindje të Elbasanit, përtej lumit Shkumbin. Emri vjen nga fjala “shushullimë” që siç tregojnë banorët lidhet me “shushullimën e ujit, apo zogjve” për të cilat kjo zonë kanë me bollëk.

Në fillim të Shushicës kalohet për në Byshek, një vend me rrape shekullore që nga turqishtja nënkupton vend çlodhës dhe ku spikat burimi i Byshekut, pranë së cilit vijon të punojë një mulli uji historik. Kjo zonë njihet për tradita dhe tolerancë mes kulturave dhe feve të ndryshme.

Fshatrat e “Zonës së Shpatit” e kanë pasur traditë që për çdo çift që martohej të kishte me patjetër një kostum popullor, të cilin vijojnë ta trashëgojnë brez pas brezi. Ngjashëm ata trashëgojnë edhe vallet karakteristike.

Rreth 12 kilometra më tutje, në Shelcan, ndodhet një kishe shekullore si ajo e Shën Kollit – shpallur monument kulture që në vitin 1948, – ku janë ende në gjendje të mirë – por që kanë nevojë për restaurim, – pikturat e mjeshtrit të madh të ikonografisë Onufri.

“Krishti me tre fytyra” është një nga pikturat më të rralla në Shqipëri, që mendohet të jetë pikturuar në Kishën e Shën Kollit rreth viteve 1550-1560. E gjithë kisha ka piktura magjepsëse të cilat qindra vizitorë vijnë dhe i shohin çdo vit.

Nëse vijojmë rreth 10 kilometra më në thellësi shkohet në Gjinar, një fshat i njohur për pyjet dhe pikat mjaft tërheqëse për turizëm.

Deri më tani Loneta dhe Renaldo kanë eksploruar pothuajse gjithë veriun, ndërsa deri në fund të muajit korrik pritet të vizitojnë të gjitha vendet e tjera të Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arti i qilimave dhe sexhadeve nga duart e grave kuksiane, trashëgimia që jeton

Inside Albania i Euronews Albania, me gazetaren Alice Taylor, këtë herë udhëtoi drejt Kukësit për të vizituar një ndërmarrje sociale, ku disa gra të qytetit...
17:22 | 15/02/2025

Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve

Një tjetër atraksion turistik po tërheq vëmendjen e vizitorëve vendas dhe turistëve të huaj. Liqeni i Lepurit, i ndodhur shumë pranë Tiranës, është një tjetër...
22:26 | 09/02/2025

Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë

Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në Shqipërinë e Jugut një liqenen termal nëntokësor ndërsa sipas tyre cilësohet si më i madhi në botë dhe...
10:54 | 07/02/2025