“Udhëtarët” zbulojnë të veçantat e Belshit dhe zonës së Dumresë

1 Korrik 2021 | 17:01

Rreth 30 kilometra në jugperëndim të Elbasanit shtrihet krahina e Dumresë, e cila është e njohur për liqenet dhe kodrat e pafundme me vreshta, apo ullishte. Në këtë zonë spikat Belshi që vitet e fundit është zhvilluar ndjeshëm si pikë turistike.

Pikërisht këtë vend vizituan së fundmi “Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji, të cilët sjellin në episodin e radhës një përmbledhje të gjithë veçantive që ofron kjo krahinë.

Dumreja bën bashkë rreth 40 fshatra dhe ndër zonat më të zhvilluara ka Belshin, e cila është urbanizuar ndjeshëm vitet e fundit duke shkuar në mbi 13 mijë banorë. Pikërisht për këtë zhvillim shumë emigrantë janë kthyer duke investuar në këtë zonë, teksa infrastruktura është përmirësuar ndjeshëm duke i dhënë hov turizmit.

Megjithatë Belshi ofron edhe më shumë se liqenin, bujtinat dhe hotelet e bukura. Traditat e vjetra, me veshjet, këngët dhe vallet janë tipike në këtë zonë. Po kështu traditë janë dhe zanatet si për shembull punimi i metaleve.

Osman Farka tregon për “Udhëtarët” se si e ka trashëguar brez pas brezi punën e farkëtarit. Si pjesëtar i një prej familjeve më të vjetra në këtë profesion, Osmani thotë se ndihet i lumtur për faktin se puna i ka dhënë gjithçka dhe se farkëtar tashmë janë kthyer dhe fëmijët e tij.

Dumreja njihet gjithashtu për bimët mjekësore, të cilat mjeku popullor Shefqet Hysa thotë se ka mundur të evidentojë në kodrat përreth së paku 120 lloje.

Për kodrat e Dumresë, ajo e Gradishtës është ndër më të njohurat pasi që atje mund të shihet në mënyrë panoramike e gjithë zona. Pikërisht në këtë kodër në vitet 70-të janë zbuluar gjetje të lashta arkeologjike si themele të një kalaje apo dhe veshje apo monedha ilire.

Karakteristikë për Dumrenë janë liqenet, të krijuara si rezultat i shembjeve nga fenomeni karstik i përbërjes së tokës. Nga këto liqene, dallojnë liqeni i Belshit, Çestijes, Seferajt, Merhojes, Përraskës dhe Çerragës. Për të pasionuarit pas natyrës një vozitje në një prej këtyre liqeneve ofron pamje fantastike.

“Udhëtarët” Loneta dhe Renaldo kanë eksploruar pothuajse gjithë veriun, ndërsa deri në fund të muajit korrik pritet të vizitojnë të gjitha vendet e tjera të Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arti i qilimave dhe sexhadeve nga duart e grave kuksiane, trashëgimia që jeton

Inside Albania i Euronews Albania, me gazetaren Alice Taylor, këtë herë udhëtoi drejt Kukësit për të vizituar një ndërmarrje sociale, ku disa gra të qytetit...
17:22 | 15/02/2025

Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve

Një tjetër atraksion turistik po tërheq vëmendjen e vizitorëve vendas dhe turistëve të huaj. Liqeni i Lepurit, i ndodhur shumë pranë Tiranës, është një tjetër...
22:26 | 09/02/2025

Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë

Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në Shqipërinë e Jugut një liqenen termal nëntokësor ndërsa sipas tyre cilësohet si më i madhi në botë dhe...
10:54 | 07/02/2025