UEFA gjobit Jose Mourinho për fyerjet ndaj arbitrit në finalen e Europa League
Trajneri i Romës, Jose Mourinho, është përjashtuar nga drejtimi i skuadrës për katër ndeshjet e ardhshme në garat e UEFA-s për fyerje të arbitrit Anthony Taylor.
Në disfatën e skuadrës së tij ndaj Sevillas në finalen e Europa League, portugezi hyri në fushë disa herë, ofendoi dhe sulmoi Anthony Taylor dhe më pas, edhe pas ndeshjes u shfaq një video që tregonte qartë se Mourinho i bërtiste Taylor përballë stadiumit dhe asistentëve.
Ky nuk ishte fundi i sikletit për Taylor. Shumë tifozë të Romës e ndoqën atë dhe familjen e tij deri në aeroport, duke e sharë vazhdimisht dhe sigurimi u detyrua të reagonte, duke e çuar atë në “zonën e sigurt” të aeroportit të Budapestit.
Në finale, Sevilla fitoi me penallti dhe kështu i shkaktoi humbjen e parë Mourinhos në finalet e garave evropiane. Arbitri Taylor dha 14 kartonë të verdhë në këtë ndeshje (më shumë në historinë e finaleve të Ligës Evropiane). Gjithashtu, Roma beson se është dëmtuar për penalltinë, të cilën anglezi nuk e akordoi dhe nuk u konsultua as me VAR-in.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë