Ukraina akuzon një agjent të dyshuar rus për përfshirje në sulmin në Kramatorsk

29 Qershor 2023 | 14:14

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se një agjent i dyshuar rus, i përfshirë në sulmin vdekjeprurës në qytetin e Kramatorskut, do të akuzohet për tradhti.
Ata që e ndihmojnë Rusinë të shkatërrojë jetë, e meritojnë “dënimin maksimal”, tha Zelensky.

Ai nuk identifikoi personin që është arrestuar për këtë sulm, por Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) tha më herët se i dyshuari, banor i Kramatorskut, dërgoi një video të restorantit tek ushtria ruse disa orë përpara se të sulmohej.

Dymbëdhjetë persona, përfshirë tre adoleshentë, u vranë në sulmin me raketa të martën në një restorant, shkruan REL.

Së paku 60 persona u plagosën gjithashtu në sulm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026