Ukraina kërkon armë moderne për zmbrapsjen e trupave ruse
Artileria ruse dhe sulmet ajrore rrezikojnë të ndryshojnë fatin e luftës në lindje të Ukrainës.
Autoritetet vendase deklarojnë se u duhet urgjentisht një sistem i avancuar amerikan raketash për të ndalur avancimin rus në Luhansk dhe Donjeck.
Raketat do të ishin në gjendje të godisnin pozicionet e njësive ruse, bazat ushtarake dhe linjat e furnizimit në një rreze prej 300 km.
“Çdo ditë po punojmë për të përforcuar mbrojtjen tonë. Çdo ditë po i afrohemi një situate kur ushtria jonë do të dominojë ndaj pushtuesve në aspektin teknologjik dhe në atë ushtarak. Sigurisht, shumë gjëra varen nga partnerët tanë, nga gatishmëria e tyre për të pajisur Ukrainën me gjithçka që duhet për të mbrojtur lirinë. Presim lajme të mira nga java e ardhshme”, tha Zelensky.
Fushat veriore të ndotura nga bombat e pashpërthyera janë shumë të rrezikshme për t’u kaluar. Ndërsa në ferma, pajisjet dhe magazhinat janë të shkatërruara.
Ndërkohë, kriza ushqimore është përkeqësuar nga paaftësia e Ukrainës për të eksportuar tonelata drithëra dhe produkte agrikulturore.
Bllokimi që Rusia i ka bërë porteve të saj ka ndalur shumicën e lëvizjes, duke vënë në rrezik të gjithë botën. Gjithashtu, shumica e porteve janë tashmë të minuar.
Pavarësisht kësaj, një anije e shoqatës “Open Arms” me 24 tonë ushqim ndaloi në qytetin Izmail të rajonit të Odesës.
Ndërkohë, porti i Mariupolit rifilloi operacionet ditën e shtunë, pasi forcat ruse deklaruan se përfunduan çminimin e ujërave të qytetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 11:55 Rama: Bizneset shqiptare duhet të përgatiten për tregun e BE-së, po vjen një transformim i pandalshëm
- 11:37 U arrestua 3 ditë më parë në Dhërmi, Gjykata e Vlorës cakton masën “arrest në burg” për Granit Pepnikën
- 11:30 ‘Karta Trump’, reagime dhe meme virale ndaj anulimit të diskutueshëm të kartonit të kuq të Balogun nga FIFA
- 11:14 Ish-ministri Oketa: Në kujtesën time, klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes
- 11:06 Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha
- 10:59 Kujdes nga e enjtja, rikthehet vala ekstreme e të nxehtit