English

Ukraina në tavolinën e negociatave, eksperti: Mbetet jashtë lojës dhe e pambrojtur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledio Krisafi, foli këtë të shtunë në “Balkan Talks” lidhur me ecurinë e bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mbi luftën në Ukrainë.

- Advertisement -

Krisafi theksoi se presidenti Donald Trump po përpiqet të arrijë me shpejtësi një marrëveshje, për t’i treguar botës se mbajti premtimin e dhënë, por pa u kujdesur për pasojat e mundshme.

Sipas tij, Ukraina duket si pala më e humbur nga këto zhvillime, ndërkohë që edhe Evropa ndodhet në një moment të vështirë, pasi dërgesa e forcave evropiane në frontin e luftës pas marrëveshjes së paqes do të kishte rreziqe të mëdha.

Paqja e shpejtë e Trump dhe pasojat për Ukrainën

“Trump duket se po kërkon me çdo kusht një paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, që të dalë para publikut amerikan dhe botës duke thënë: ‘E arrita paqen, siç e premtova’, pavarësisht kushteve të vendosura”, u shpreh Krisafi.

Ai argumentoi se nëse ky do të ishte një proces strategjik, Shtetet e Bashkuara do të kishin deklaruar se Ukraina ka mundësi të futet në NATO dhe të rimarrë territoret e pushtuara. Por, sipas Krisafit, në këto momente Ukraina është e ekspozuar në tavolinën e negociatave dhe nuk ka shumë opsione për diskutim.

“Të gjithë në Evropë dhe në botë e kanë kuptuar se këto janë kushtet e vendosura nga SHBA. Mendoj se Ukraina e ka të pamundur të rimarrë territoret e pushtuara, por marrëveshja më e mirë e mundshme do të ishte që territoret e pushtuara të liheshin në duart e Rusisë, ndërkohë që Ukraina të bëhej pjesë e NATO-s dhe të siguronte garanci sigurie”, theksoi eksperti.

Krisafi shprehu shqetësim se nëse Ukraina nuk arrin as territorin, as anëtarësimin në NATO dhe as garancitë e sigurisë, atëherë do të thotë se mijëra ushtarë ukrainas kanë humbur jetën pa arritur ndonjë objektiv konkret.

Evropa përballë sfidave të reja pas marrëveshjes

“Sekretari Amerikan i Mbrojtjes ka deklaruar se forcat evropiane që mund të dërgohet në front pas armëpushimit nuk do të jenë subjekt i nenit 5 të NATO-s. Kjo do të thotë se nëse Rusia i sulmon, NATO nuk do të mbajë përgjegjësi, por secili shtet do të duhet të kujdeset për trupat e veta. Gjithashtu, numri i ushtarëve që duhet të shkojë në front është shumë i madh, pasi vija e frontit shtrihet rreth 1200-1300 kilometra, që do të thotë nga këtu e deri në Stamboll”, analizoi Krisafi.

Ai citoi autoritetet britanike, sipas të cilëve, për të patrulluar këtë vijë fronti duhen të paktën 100 mijë ushtarë, gjë që e bën situatën edhe më komplekse dhe të rrezikshme.

“Nuk është e lehtë të dërgohet një numër kaq i madh ushtarësh që të jenë 24 orë përballë ushtrisë ruse, me frikën se mund të sulmohen në çdo moment. Për këtë arsye, nevojiten garanci më të forta”, përfundoi eksperti.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?