Ukraina ngrin 431 milionë dollarë të oligarkut rus

17 Maj 2022 | 10:49

Autoritetet ukrainase kanë sekuestruar pasuritë e oligarkut rus, Mikhail Fridman në vlerë 431 milionë dollarë.

Lajmi u bë me dije nga prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Irina Venediktova.

15,7 milionë dollarë që po përgatiteshin për tërheqje në Rusi jnaë sekuestruar menjëherë nga llogaritë bankare të oligarkut rus.

“Nuk janë marrë shumë me legalizimin. Ata hartuan një kontratë imagjinare sipas së cilës blenë një kompani me një kapital të autorizuar në çdo qindarkë”, tha Venediktova.

Sipas prokurores, Mikhail Fridman dhe biznesmenët e kontrolluar prej tij gjithashtu përdorën bankën dhe kompanitë qipriote për të tërhequr fondet duke marrë parasysh sanksionet e mundshme dhe masat e tjera shtrënguese.

Lëvizja e fondeve në drejtimin rus filloi disa javë para luftës dhe u intensifikua me fillimin e pushtimit rus të Ukrainës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024