Ulja e çmimit të energjisë, qytetarët të ndarë në mendime: Lëvizje për fushatë
Bonusi i fundvitit dhe një bonus tjetër në pranverë, si dhe ulja e çmimit të energjisë, janë disa nga ndryshimet më të fundit të qeverisë. Por çfarë mendojnë qytetarët për këto vendime dhe si do të ndikojnë ato në jetën e tyre?
“Paguaj për drita 80-92 mijë varet. Ulja e energjisë tek unë nuk ndikon fare, mund të ndihmojë pensionistët po ne i harxhojmë, kështu që nuk do të na ndikojë fare.
“Tek 70-90 mijë lekë paguaj për drita. Ulja shumë mirë, sa më shumë aq më mirë po dhe kaq të kënaqur jemi
“30 mijë lekë, se nuk konsumojmë. Jam shumë e kënaqur”,- u shpreh një qytetare.
“Në konsum çdo gjë varet nga personi. Shtriji këmbët sa ke jorganin. Kjo ulja po behët me marifet, sepse ne pensionistët çdo muaj marrim një kompensim, për energjinë elektrike.
“Njeriu nuk ka të ngopur, po të them nuk jam I kënaqur jam një krob i zi. Ai ka bërë ai a premton ti bëj ai, është normale. Ai ka fushatë dhe si bëhet fushata, me premtime bëhet”.
Pensionistët do të marrin një bonus tjetër në pranverë. Ata thonë se të gjitha këto vendime të reja, kanë ardhur për shkak të afrimit të zgjedhjeve, duke kërkuar që të jenë përherë dhe jo vetëm njëherë në vit.
“E tregon vetë kushtëzimi që është për një periudhë kohë dhe jo për gjithmonë. Para votimeve, të gjitha lëvizjet janë elektorale”
“50-60 mijë lekë paguajmë drita. Shumë është, unë vetëm jam. Ulja e çmimit të energjisë nuk është mjaftueshëm”.
Qeveria uli çmimin e energjisë me 1 lek më pak, për ato familje që shpenzojnë deri në 700 kw/h. Familje që konsumojnë më shumë se 700 kilovat, çmimi do të jetë 9,5 lekë për kilovat.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona