UNESCO thirrje për mbrojtje të trashëgimisë kulturore në Ukrainë
UNESCO ka bërë thirrje për mbrojtje të monumenteve të trashëgimisë kulturore në Ukrainë, pas pushtimit të paprovokuar nga Rusia.
“Ne duhet të ruajmë trashëgiminë kulturore në Ukrainë, si një dëshmi e së kaluarës, por edhe si një katalizator për paqen për të ardhmen, të cilën komuniteti ndërkombëtar ka për detyrë ta mbrojë dhe ruajë”, tha drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s Audrey Azoulay.
Që nga fillimi i luftës 14 ditë më parë, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet ukrainase për të vlerësuar situatën dhe për të forcuar mbrojtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore.
“Sfida e parë është shënimi i vendeve dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe rikujtimi i statusit të tyre të veçantë si zona të mbrojtura sipas ligjit ndërkombëtar,” tha Azoulay.
Me ndihmën e imazheve satelitore, UNESCO po përpiqet të monitorojë dëmet e shkaktuara nga Rusia në vendet e mbrojtura të trashëgimisë kulturore në Ukrainë.
UNESCO konfirmoi gjithashtu mbështetjen për punonjësit e kulturës në Ukrainë.
Ministrat e kulturës të BE-së më 7 mars siguruan gazetarët dhe artistët ukrainas për ndihmë, duke thënë se do të mbështesin profesionistët në mënyrë që ata të vazhdojnë të jenë aktivë dhe të ruajnë lirinë e kreativitetit të tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht