Universiteti prestigjioz francez prezanton studimet për Beyonce

14 Nëntor 2022 | 14:28

Sa argëtuese do të kishin qenë orët mësimore nëse tema kryesore e studimit do të ishte një nga yjet e tu të preferuar të popit?

Në kërkim të ndryshimit të gjërave është shkolla franceze prestigjioze dhe shumë përzgjedhëse École Normale Supérieure (ENS), e cila ka njoftuar se po organizon një sërë seminaresh për Beyoncé, shkruan Euronews.

Të titulluar “Beyoncé: nuancat e një ikone kulturore”, seminaret do të synojnë të reflektojnë mbi nocionet e kulturës dhe përfaqësimit dhe do të mbahen nga data 24 nëntor deri më 9 shkurt 2023…

Këngëtarja, kompozitorja, kërcimtarja, producentja dhe aktorja, e cila renditet si një nga yjet më të fuqishëm të revistës Forbes, publikoi albumin e saj të shtatë në studio këtë vit “Renaissance” dhe u bë artistja e parë femër që ka shtatë albume radhazi në krye të top listave të albumeve.

Për organizatorët e seminarit, Beyoncé “ka përqafuar mutacionet e një kulture masive të globalizuar përmes suksesit të saj. E adhuruar ose kritikuar, e dyshuar për oportunizëm ose e falënderuar për kontributin e saj në përfaqësimin më të mirë të identiteteve dhe diskurseve që më parë nuk ishin ekspozuar, ajo ka trajtuar të gjitha çështjet bashkëkohore të një kulture hegjemoniste”.

Ata vazhdojnë të deklarojnë se shqyrtimi i punës dhe personalitetit të Beyoncé është një mundësi për të thelluar në ndarjen midis “një të ashtuquajturës kulturë legjitime dhe të mësuar dhe një kulture popullore “të stigmatizuar”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026