Urdhër-arresti për Dakon, kjo është situata pranë banesës së tij

6 Qershor 2023 | 17:49

Gazetarja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi ndodhej pranë pallatit ku ka banesën ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako pasi për të u lëshua një urdhër-arresti.

Ajo raportoi se ende nuk ka asnjë lëvizje në terren për këtë njoftim, ndërsa tha se nuk shihen as forca policie në zonën e Vollgës, aty ku banon Dako.

Ndërkohë, gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raportoi se në mënyrë jozyrtare është mësuar se bëhet fjalë për një procedim penal të hetuar prej kohësh lidhur me një ndërtim pa leje.

Dako është shpallur non grata nga SHBA që nga 2019 dhe atij dhe familjes së tij nuk i lejohet hyrja në SHBA.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bie në greminë teksa mblidhte çaj mali, 31-vjeçari transportohet drejt Traumës

Policia e Maliqit, në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, ka bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e një personi që ishte rrëzuar nga një shkëmb në...
08:15 | 29/06/2026

Shpëtohen pas tetë orësh operacion intensiv 4 turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë

Katër turistë u bllokuan mesditën e së dielës në Kanionet e Gjipesë, në territorin e Bashkisë Himarë, gjatë një eksplorimi në terrenin e thepisur të...
07:34 | 29/06/2026

Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri

Eksperti Fatjon Softa i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e qytetarëve të...
22:09 | 28/06/2026