Ushtarë të armatosur po shkojnë derë më derë në shtëpitë e qytetarëve ukrainas për të mbledhur votat për referendumin i cili synon t’i bashkojë me Rusinë.
Procesi i votimit nisi ditën e djeshme në rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson e përfundon në 27 shtator.
Sipas mediave shtetërore ruse, votimi derë më derë po kryhet për arsye sigurie.
Por edhe në qendrat e votimit është parë prezencë e ushtarëve të armatosur por edhe e flamurit rus.
Në Kherson, gardistët rusë qëndruan me një kuti votimi në mes të qytetit për të mbledhur votat e njerëzve.
Prania e njerëzve të armatosur me kutitë e votimit bie ndesh me këmbënguljen e Moskës se ky është një proces i lirë ose i drejtë.
Ekspertët thonë se referendumet e vetëshpallura, , do t’i lejojnë Rusisë të pretendojë – në mënyrë të paligjshme – se katër rajone e Ukrainës janë pjesë e saj . Moska mund të ankesojë 15% të territorit Ukrainas.
“Referendumi nuk do të njihet ndërkombëtarisht, por mund të çojë në pretendimin e Rusisë se territori i saj është nën sulm nga armët perëndimore që kanë furnizuar Ukrainën, çka mund të përshkallëzojë më tej luftën.
Shtetet perëndimore, SHBA janë shprehur me forcë se nuk do të njohin rezultatin duke theksuar se ky referendum është i paligjshëm. Uashingtoni dhe BE kanë paralajmëruar të tjera sanksione kundrejt Moskës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ukrainasit në radhë për bukë, fshatrat pa ushqim dhe pa energji elektrike
- Serbia nuk do votojë për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit
- A doni të bashkoheni me Rusinë? Nis referendumi ilegjitim në Ukrainë