“Ushtarët kanë presion”! Analisti: Skenari ku nuk duhet të përfshihen shqiptarët

18 Qershor 2023 | 16:10

Analisti Arsim Sinani tha në një intervistë për Euronews Albania, se dhuna ndaj gazetarëve të Kosovës në Veri dëshmon skenarin kriminal të Serbisë.

Sipas tij, shqiptarët në asnjë mënyrë nuk duhet të konfrontohen me ushtarët  e NATO-s, që siç theksoi janë nën presion, pasi kjo situatë mund të shfrytëzohet nga Serbia.

“Ne në asnjë mënyrë s’duhet të konfrontohemi me ushtarët e NATO-s se orientimi ynë si shqiptarë është drejt NATO-s. Një gjë duhet ta kemi parasysh, që situata është e nderë dhe një pjesë e ushtarëve mund të kenë vështirësi dhe presion por shqiptarët nuk duhet të futen në skenarë që do ndihmonin Serbinë të zhvillonte tezat e veta. Duhet të jemi më objektivë dhe të tregojnë qytetarinë tonë”, tha analisti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026