“Vajza 20-vjeçe vritet nga babai shqiptar”-Preç Zogaj flet për librin “Nata”
Shkrimtari Preç Zogaj, ishte mëngjesin e kësaj të enjteje në “Good Morning Albanians” ku ka zbuluar temën delikate të romanit të tij të ri i titulluar “Nata”.
Zogaj tha se në këtë roman trajtohet vrasja e një vajze 20-vjeçare e cila vritet nga babai i saj. Sipas shkrimtarit në roman trajtohet anatomia e vrasjes, por edhe shkaku që e çoi babain e saj të ndërmerrte këtë akt ekstrem, pasi edhe ai është një lloj viktime e krijuar nga situata në Shqipëri që Preç Zogaj quan “xhungël”.
“Kam bëra një lloj anatomie të vrasjes së vajzës 20-vjeçare. Ajo vritet nga prindi, që është akoma më e dhimbshme, por edhe babai është një viktimë e kësaj xhungle.
Libri nuk shkruhet me revoltë, sepse revolta ngarkesa e madhe emocionale e dëmton librin, shkrimtari duhet të tregojë përmes “lëvizjes së kamerës” ai përcjell edhe një lloj anësie të tij, por duhet të jetë shumë i kujdesshëm, ndaj letërsia mbulon një zonë që nuk e mbulon as publicistika, as historia, as filozofia, as forma të tjera të komunikimit.
Kjo është zona e letërsisë që është një zonë ku shkrimtari rrëfen dhe nuk merr rolin as të prokurorit, as të gjykatësit drejt për së drejti, e shmang tendeciozitetin”,-tha Preç Zogaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë