Vajza që nxori në “shesh” gjithë skemën si u vra Ardian Nikulaj, flet eksperti
Dëshmia e vajzës që ‘tradhtoi’ Edmond Haxhinë, që dyshohet që është porositës i ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka ndryshuar të gjithë rrjedhën e ngjarjes.
Në lidhje me këtë eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi në një intervistë për Euronews Albania, tha se në lidhje me ngjarjen policia ka bërë një punë të mirë, por vajza nxori skemën sheshit.
Sipas tij persona të tjerë janë mbështetës të kësaj ngjarjes, ndërsa theksoi se situata do ishte ndryshe nëse në dalje të Shëngjinit nuk do ishin vendosur postblloqe.
“Lidhja e gjurmëve me autorësinë nuk është aq kollaj. Policia ka bërë një punë të mirë por ka dalë vajza. Kemi të bëjmë më Gjykata Ndërkombëtare nuk jemi me gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë. Do kemi përballë njerëz me vlera të larta financiare. Kam përshtypjen se persona të tjerë janë grupi mbështetës. Janë ngritur me vonesë postblloqet, policia ka shkuar me vonesë. Nëse do ishin ngritur postblloqe situata do ishte ndryshe”- tha ai.
Vajza ka treguar para grupit hetimor se motorin me të cilin ka lëvizur portugezi është blerë nga vetë vajza dhe më pas e ka parë në magazinën e Edmond Haxhisë.
Dëshmitarja ka rrëfyer se shtetasi portugez komunikonte me banorët e zonës shqip, ndërsa me Haxhinë flisnin në gjuhën angleze. Vajza tregon se portugezi ka dalë nga pika kufitare e Kapshticës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Fotoja e britanikes që akuzohet për vrasjen e Nikulajt, kishte rolin e vëzhgueses
- “Si luajti grupi hetimor me foto e video për Nikulajn” – Gazetari zbulon mesazhet
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh