Vaksinimi i personaliteteve, Bushati: Rama kërkon të largojë vëmendjen nga problemi real

22 Shkurt 2021 | 20:35

Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu kanë debatuar gjatë emisionit “Shock” mbi vendimin e qeverisë për të vaksinuar të parët personalitetet e moshuara në vend.

Baton Haxhiu tha se kjo është “pasojë” e dehumanizimit që po tregojnë prodhuesit e vaksinës duke mos lejuar që fabrika të tjera ta prodhojnë vaksinën që ata kanë gjetur si dhe vendeve si Kanadaja dhe Britani që kanë nga 5 vaksina për qytetar dhe nuk i japin ato për vende të tjera.

“Kanadaja dhe Britani kanë nga 5 vaksina për secilin banor dhe nuk e shpërndajnë  në vende të tjera pa vaksinuar çdo qytetar të tyre”, tha ai.

Ndërsa Andi Bushati deklaroi se bota ka treguar gjatë pandemisë anën jo humanë por kjo nuk amniston një veprim të tillë pasi asnjë vend tjetër nuk po sillet si Shqipëria tha ai.

Sipas tij ky është një debat i stisur nga kryeministri Rama për të zhvendosur vëmendjen nga mungesa e vaksinave.

“Nuk mund të vendosësh hierarkinë, vetëm Zotit mund t’ia lësh këtë pushtet dhe askujt në Tokë. Këtë po e bën Rama për të hapur debat që të zihen për një gjë që nuk e ka. Këtu vaksina nuk ka. Deri në fund të korrikut do të kemi 40 mijë vaksina. Për të hequr vëmendjen nga kjo, Rama është kthyer në një kloun që bredh me një çantë në dorë”, tha ai.

Sipas analistit Bushati “po bëhet zhurmë e madhe në Francë se ish-presidenti Sarkozi u vaksinua para kohe”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022