Varhei nga Shkupi: Nuk ka kohë për të humbur për hapjen e negociatave

27 Prill 2022 | 12:47

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerim në Bashkimin Europian, Oliver Varhei ka takuar në Shkup kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ku ndau foto nga takimi me Kovaçevskin, Varhei u shpreh se është i përkushtuar për të nisur negociatat me Maqedoninë e Veriut, para përfundimit të presidencës franceze që kryeson Këshillin e BE-së.

Sipas tij, nuk ka kohë për të humbur në përshpejtimin e procedurave për hapjen e negociatave.

“Fillova vizitën time në Maqedoninë e Veriut me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë përpjekjet tona për të nisur negociatat para përfundimit të Presidencës franceze të Këshillit të BE-së. në një kohë vendimtare. Maqedonia e Veriut është pjesë e Europës! Nuk ka kohë për të humbur për të përshpejtuar procedurat”, shkruan Varhei në Twitter.

Më 28 prill Varhelyi do të vizitojë Shqipërinë. Në Tiranë, ai do të takohet me kryeministrin Rama ku do të diskutohet për procesin e integrimit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026