Varianti “Delta” prek RMV, mjeku Selmani: Të papërgatitur, situata ndjell frikë
Ndërsa ende në Shqipëri nuk ka të konfirmuar me variantin “Delta”, në Maqedoninë e Veriut gjatë javës së fundit janë zbuluar 5 persona të prekur nga ky variant. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce ka bërë thirrje për vaksinim, pasi vendi ka një nivel të ulët vaksinimi.
Sipas tij, nëse qytetarët nuk vaksinohen dhe nuk respektojnë masat, në vjeshtë mund të rikthehen kufizimet.
Mjeku infektolog në RMV, Genc Selmani shprehet se rastet me variantin “Delta” kanë krijuar “një situatë të re që ndjell frikë si tek personeli shëndetësor ashtu edhe tek qytetarët”.
Ai shprehet se do të pritet të paktën dy javë se si do të jetë vijueshmëria e përhapjes ë variantit të ri por theksoi se ende është shpejt për të folur për masa kufizuese.
Mjeku Selmani theksoi se “vaksinimi është në nivel të kënaqshëm por është i pamjaftueshëm për të krijuar imunitetin e tufës” në Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij RMV nuk është e përgatitur për t’u përballur me një tjetër valë të COVID-19 duke thënë se mungon infrastruktura dhe burimet njerëzore.
“Kemi një eksperiencë të hidhur me mutacionet e COVID-19 duke parë atë situatë paraprake nuk ka mjete të mjaftueshme pavarësisht se ministri tha se ka siguruar një metodë të re trajtuese. Mungon infrastruktura, mungojnë shtretër, mungojnë qendrat e specializuara. Mungojnë specialistët që janë përgjegjës, sidomos infektologë dhe të gjithë specialistët që janë të nevojshëm për të përgatitur këtë situatë”, përfundoi z. Selmani.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 09:53 Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar
- 09:51 Oligarkët rusë zhvendosin dhjetëra miliarda jashtë vendit, teksa Kremlini shtrëngon kontrollin
- 09:43 Ende viktima të tjera nga tërmeti në Venezuelë, numri rritet në 4,930
- 09:41 Tre të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe gjysmë milioni njerëz pa drita nga stuhia më e fortë në 20 vjet në Kili (VIDEO)
- 09:32 Zelensky flet për kabinetin e ri qeveritar: Detyra kryesore garantimi i sigurisë, do ketë ndryshime me partnerët
- 09:29 Kupa e Botës 2026, Shtëpia e Bardhë konfirmon praninë e Presidentit Trump në finale