Vataj: 58 % e fëmijëve në Shqipëri deklarojnë se janë dhunuar nga prindërit
Mirgit Vataj, kryetar i urdhrit të punonjësve socialë, tha se në bazë të një studimi të bërë në vendin tonë 58% e fëmijëve janë viktima të dhunës dhe të abuzimit fizik.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se të gjithë fëmijët e pyetur kanë treguar se një herë në jetën e tyre kanë qenë viktima të dhunës dhe të abuzimit fizik.
Ai shtoi se dhuna ndodh brenda dyerve që fëmijët i konsiderojnë si më të sigurta, referuar kështu dhunës nga prindërit.
“Sipas një studimi të bërë në Shqipëri, 58 % e fëmijëve janë viktima të dhunës dhe të abuzimit fizik. Fëmijët në studim kanë treguar se njëherë në jetën e tyre kanë qenë viktima të dhunës dhe të abuzimit fizik. Është një shifër goxha e lartë përsa i përket nivelit të dhunës. Dhuna ndodh brenda dyerve që fëmijët i konsiderojnë më të sigurta të tyre”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij