“Veliaj duhet të ishte dorëhequr…” Shehi: E ka të humbur betejën politike

26 Dhjetor 2024 | 21:33

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku ka komentuar vajtjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në SPAK.

Shehaj e konsideroi mbledhjen e Këshillit Bashkiak si një mbledhje me tifozët e tij, e sipas tij kjo tregon që Veliaj “ka një sens frike”.  Ai tha gjithashtu se kryebashkiaku i Tiranës duhet të kishte dhënë dorëheqjen pasi sipas tij, ai e ka humbur tashmë betejën politike.

“Ky zotëria për sa kohë i mbledh atje, ka një sens frike, një sens faji. Kjo më ra në sy mua. E dyta, këtu ka rënë institucioni i dorëheqjes. Veliaj për veten e vetë do kishte bërë mirë të kishte dhënë dorëheqjen, si nënpunës.

Atje janë dy dosje që janë direkt me këtë. Ka apo nuk ka faj ky, janë dy dosje. Ti je këtu në krye të kësaj Bashki edhe ti nuk paske asnjë lloj përgjegjësie publike? Për mua ky e ka të humbur këtë betejë. Me opinionin publik ky e ka të humbur betejën publike e morale. Ata mund ta fitojnë me gjyqtarët, por nëse ka një opinion publik akoma, e ka humbur,-tha Shehi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026