Pezullimi i zv/kryeministres, Rama: S’ka urgjencë për kërkesën e SPAK, do të ndërhyjmë në legjislacion
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese mbi rivendosjen e pezullimit të zv/kryeministrit dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Rama thekson se funksionet kushtetuese janë të padelegueshme dhe nuk mund të pezullohen nga askush përveç mekanizmave ligjorë, pasi çdo pezullim paralizon institucionin që udhëheq subjekti në fjalë.
Rama thekson se grupi parlamentar socialist do të angazhohet për të adresuar çështjen përmes ndryshimeve në legjislacion, duke siguruar që institucionet e drejtësisë të funksionojnë pa pengesa dhe çdo pezullim i padëshiruar të mos rrezikojë funksionimin e tyre.
Ai nënvizon gjithashtu se nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën e SPAK, duke garantuar se hetimet mund të vazhdojnë normalisht pa pengesa për institucionet e drejtësisë.
“E vetmja palë e përfitueshme nga rivendosja e pezullimit është SPAK-u, që mund të vijojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit. “Grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion”, shkruan ai.
Rama mblodhi grupin parlamentar në kryesinë e Kuvendit, në pritje të mbledhjes së Komisionit të Mandateve, që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit me qëllim arrestimin e saj. Pas këtij takimi, Rama do të udhëtojë drejt Brukselit, ku rreth orës 14:00 do të takohet me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Postimi i plotë i Ramës
“3 konkluzione nga mbledhja e Grupit Parlamentar pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjes së pezullimit të ministres nga : 1. Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrësesi nga askush duke u nisur nga një emër përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton. 2. Nisur edhe nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, po ndahen tek rrugëzgjidhja, grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion. 3. E vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, që në kushtet e pezullimit mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit. Një shtesë nga ana ime: SPAK-u nuk preket, vetëm mbështetet. Liria dhe e drejta e çdo prokurori për të hetuar çfarëdoqoftë e këdoqoftë nuk preken, vetëm garantohen. Pavarësia kushtetuese e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, gjithashtu nuk preken. Vetëm garantohen”, shkruan Rama.
3 konkluzione nga mbledhja e Grupit Parlamentar pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjes së pezullimit të ministres nga :
— Edi Rama (@ediramaal) February 9, 2026
1. Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të…
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë