Verbimi nga diabeti, të rinjtë shkojnë te specialisti pasi u dëmtohen sytë

24 Qershor 2022 | 16:26

Çdo vit në Shqipëri afërisht 4 mijë qytetarë diagnostikohen me diabet.

Bashkë me këto raste, në shtim janë edhe personat që po verbohen prej diabetit në sy.

“Diabeti është një sëmundje që dëmton enët e gjakut, enët e gjakut të trurit, zemrës dhe endët e gjakut të syrit. Një i sëmurë me diabet duhet urgjent të bëjë kontrollin e retinës së syrit një herë në vit”, thotë Pajtim Lutaj, oftalmolog.

Shpesh ka raste që pas një kontrolli të syve zbulohet se po vuan nga diabeti.

“80-90 për qind e rasteve janë të parandalueshme”, shpjegon mjeku.

Oftalmologët e huaj, të cilët kanë ardhur në Shqipëri në kuadër të kongresit të diabetit në sy, thonë se kryesisht të rinjtë po paraqiten të specialisti në një fazë të avancuar të problemeve të syrit.

“Gjithashtu një grup tjetër me probleme të diabetit janë mosha e tretë, të cilët njëkohësisht janë edhe obezë. Kjo kategori po humbet gjithnjë e më shumë shikimin për shkak të diabetit. Gjithashtu dhe COVID-19 ka ndikuar për keq tek problemet me diabetin, gjë e cila do evidentohet edhe më shumë në vitet e ardhshme”, u shpreh Simon Harding, oftalmolog nga Liverpuli.

Prandaj po lind gjithnjë e më shumë nevoja për kontrolle të vazhdueshme. Në Shqipëri ka afërsisht 80 mijë diabetikë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Diabeti është një nga 7 shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë.  1.5 milionë njerëz vdesin thuajse çdo vit për shkak të sëmundjes së shekullit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026