Verçani: Asnjë tifoz izraelit nuk do udhëtojë në Shqipëri për të parë ndeshjen
Sonte në mbrëmje, Shqipëria do të përballet me Izraelin në stadiumin “Air Albania” për kompeticionin Liga e Kombeve.
Drejtori i Departamentit të Komunikimit në FSHF, Andi Verçani tha për emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, se nuk do të ketë tifozë izraelitë të cilët do të udhëtojnë nga Izraeli në Shqipëri, për të parë ndeshjen.
“Për fat të keq nuk ka asnjë tifoz udhëtues në këtë ndeshje. Janë 150 bileta të cilat i takojnë Federatës së Izraelit të dhëna nga Federata Shqiptare si organizatore dhe këto bileta i kanë shpërndarë për miqtë e tyre përmes ambasadës izraelite”, tha ai.
Verçani nënvizoi se deri në orët e pasdites janë shitur 16,500 bileta dhe janë në dispozicion edhe 5,500 për tifozët.
Biletat, tifozët mund t’i gjejnë deri në 20:30 pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, ndërsa biletaria te “Air Albania” do të mbyllet për shkaqe sigurie, para fillimit të ndeshjes.
Verçani bëri me dije se sipas rregullores, futja e tifozëve në stadium do të fillojë 2 orë para ndeshjes, pra në 18:45.
Shqipëria është përballur katër herë me Izraelin, ku kemi regjistruar dy fitore dhe dy humbje.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos