Verstappen mundi Russell për “pole position” në Katar
Katër herë kampioni i Botës rradhazi, Max Verstappen surprizoi me “pole position” në “Qatar Grand Prix”.
Hollandezi la pas shqetësimet e garës Sprint për të mundur George Russell në momentet e fundit të sesionit të 3 kualifikues me vetëm 0.055”. Britaniku tjetër, Lando Norris u rendit në vendin e 3.
Pas ndryshimeve të shpeshta në dy sesionet e para, Russell siguroi një “pole” provizor në startin e sesionit të 3. Por Verstappen gjeti forcën dhe shpejtësinë e nevojshme për të vendosur të parin “pole position” prej garës së Austrisë në Qershor.

Në përfundim u pa se si Verstappen në xhiron e kthimit në bokse ndaloi në trajektoren e Russell duke e penguar të përmirësonte kohën e Red Bull.
Norris do të niset nga vendi i 3 duke ndarë rradhën e dytë me shokun e skuadrës te McLaren, Oscar Piastri. Ferrari i Charles Leclerc u ngjit në vendin e 5 përpara Lewis Hamilton në të 6 për Mercedes.
Carlos Sainz e vendosi Ferrari-n e tij në vendin e 7 i ndjekur nga patrioti Fernando Alonso që e renditi Aston Martin në rradhën e 4 të nisjes. Sergio Perez me Red Bull dhe Haas i Kevin Magnussen plotësuan top 10.

LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos