VIDEO/ Alpinisti polak shënon rekord botëror, zbret nga nga Everesti pa oksigjen

28 Shtator 2025 | 15:57

Alpinisti ekstrem polak, Andrzej Bargiel, ka hyrë në histori si njeriu i parë që ka zbritur me ski nga maja e Everestit pa përdorur bombola oksigjeni, duke vendosur një rekord botëror.

Alpinisti 37-vjeçar arriti të zbresë nga maja e malit më të lartë në botë, megjithëse u përball me një stuhi dëbore në lartësi mbi 8 mijë metra. Ai kaloi plot 16 orë në të ashtuquajturën “zonë vdekjeje”, ku niveli i oksigjenit është vetëm rreth një e treta e atij në nivelin e detit.

Edhe pse ka pasur tentativa të tjera të zbritjeve me ski nga Everest, asnjëherë nuk është realizuar pa oksigjen ndihmës. Bargiel është i pari që e arrin këtë.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, reagoi në rrjetin social X: “Qielli është kufiri? Jo për polakët!”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet këtë të enjte nga gazetarët në lidhje me deklaratat e ministres serbe, e cila pak ditë më...
13:26 | 16/07/2026

Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje...
13:05 | 16/07/2026

Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”

Prokuroria e Tiranës ka zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi është marrë pasi, sipas organit të akuzës, nevojiten...
12:40 | 16/07/2026