VIDEO| Kush është avokati në Sarandë që i vendosën tritol në hyrjen e biznesit

21 Shkurt 2024 | 09:50

Një sasi tritoli është gjetur në ambientet e jashtme të një biznesi në qytetin e Sarandës.

Lënda plasëse është gjetur e pa shpërthyer pranë hyrjes kryesore të sipërmarjes që merrej me organizimin e eventeve.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se dyqani ku është vendosur eksplozivi rezulton në pronësi të avokatit Ilia Thanasi, ish kryetar i komunës Aliko. Dyqani shërben për shitje të dekorimeve për festa dhe të luleve.

Siç shihet dhe nga fotoja e mëposhtme, kallëpi tritoli është i lidhur me një fitil dhe i ngjitur me ngjitës ngjyrë blu.

Nuk dihet ende nëse lënda eksplozive nuk ka mundur të shpërthejë apo kemi të bëjmë me një formë kërcënimi për pronarin e biznesit, i cili është dhe avokat në qytetin bregdetar.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Babrrusë, në Kamëz, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të...
10:27 | 27/06/2026

Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses së tij duke e goditur me automjet. Sipas...
09:44 | 27/06/2026

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026