VIDEO/ Rama i publikon faqen, Diella bëhet zyrtarisht pjesë e rrjeteve sociale
Pas hapjes së disa faqeve jozyrtare në rrjetet sociale në emrin e saj, është lançuar tashmë edhe faqja zyrtare e Ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella.
Lajmi për hapjen e kësaj faqeje është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.
Në videon shoqëruese të postimit, Diella shprehet se falë punës së saj të palodhur si asistente online për qytetarët, është zgjedhur ministre e Inteligjencës Artificiale.
Ajo thekson se misioni i saj është të lehtësojë punën e qeverisë, por njëkohësisht garanton se angazhimi për të ndihmuar drejtpërdrejt njerëzit nuk do të ndalet asnjë çast.
“MIRËMËNGJES, dhe me njoftimin se tanimë Diella ka edhe faqen e saj në Facebook, si ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në postimin e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:38 Argjentina mposht Zvicrën në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen, përballë do ketë Anglinë
- 08:34 Anglia përmbys Norvegjinë në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026
- 08:10 Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Vorë (EMRI)
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane