VIDEO/ Vrau shokun në Babrru, 38-vjeçari largohet i qetë duke folur në telefon

3 Tetor 2025 | 13:55

Policia ka publikuar pamjet e autorit të dyshuar të vrasjes me thikë të 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, ngjarje e ndodhur në zonën e Babrrusë në Tiranë.

Në video shihet 38-vjeçari Arlind Demushi, i dyshuari kryesor për krimin, duke u larguar në këmbë nga vendngjarja, i qetë dhe duke folur në telefon.

Ai duket nën efektin e alkoolit, ndërsa në pantallonat e tij vërehen njolla që dyshohet të jenë gjurmë gjaku.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, autori me origjinë nga Tropoja u kap në një banesë në qytetin e Durrësit.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjet një çantë me rrobat që kishte veshur gjatë kryerjes së krimit.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se të dy personat, viktima dhe autori i dyshuar, ishin nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Hajdar Ismajlgeci kishte rreth 10 ditë që qëndronte në banesën e mikut të tij, Arlind Demushi, në Babrru ndërsa ky i fundit jetonte prej rreth 10 vitesh në Tiranë.

“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 5 dhe nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorit të dyshuar,” thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026