Vijon kriza politike në RMV, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

12 Maj 2022 | 13:07

Prej tre ditësh, Kuvendi në Maqedoninë e Veriut është thuajse jo funksional për shkak të bllokimit që po i bën partia opozitare VMRO DPMNE.

Kjo parti insiston për zgjedhje të parakohshme parlamentare në të cilat është e bindur se do të dalë fituese, ndërsa partia në pushtet LSDM vlerëson se nuk është koha për zgjedhje.

Sipas LSDM-së, shtetit i duhet një qeveri stabile për ta menaxhuar krizën ekonomike dhe për të vazhduar rrugëtimin euroatlantik. Ata thonë se mbajtja e zgjedhjeve të reja do ta dëmtojë vendin.

Bllokimi aktiv i Kuvendit vjen si taktikë për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi opozita që doli fituese në zgjedhjet lokale, e quan jo-legjitime qeverinë aktuale.

Partitë e tjera opozitare pajtohen se vendi duhet të shkojë të zgjedhje të parakohshme, por jo me veprimet e marra nga VMRO DPMNE.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026