Vikena Kamenica, për herë të parë si regjisore me “Misa a Buenos Aires”

20 Prill 2026 | 12:30

Një vepër, që nuk vjen zakonisht në skenën e Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, që ndërlidh me finesë muzikën liturgjike katolike, sakrale, me tingujt sensual të tangos argjentinase, njihet ndryshe si një “meshë tango”.

“Misa a Buenos Aires” e Martin Palmer, krejt e veçantë në llojin e saj, ka elektrizuar jo pak audiencën, në shumë skena botërore, e pse jo tashmë edhe Tiranën.

Një vepër, që nëse nuk do të ishte e tillë, vështirë se do të mund ta ngacmonte Vikena Kamenicën, që ta zgjidhte, për ta sjellë në skenë, për herë të parë, në rolin e regjisores.

Koncepti regjisorial i Kamenicës, artistes, që në çdo projekt e prezantim të saj ka sjellë një stil artistik unik, pritet të sjellë një qasje në “ngasje”, ku tingulli dhe lëvizja do të shkrihen në një gjuhë të vetme artistike. Ku balerinët do të vallëzojnë në skenë si zgjatim i muzikës… për të na përfshirë në një udhëtim shpirtëror, në një eskperiencë artistike, të munguar në llojin e vet këtu në Tiranë.

“Misa a Buenos Aires” e Martin Palmer, do të shfaqet në skenën e TKOBAP në datat 24-25 Prill. Me regji të Vikena Kamenica, dirigjim të Sergio Alapont, koreografi të Enada Hoxhës dhe kostumografi të Ardi Asllanit, vepra do të bëjë bashkë Orkestrën e Harqeve & Trupës së Baletit të TKOBAP, në bashkëpunim me Korin e Filharmonisë së Kosovës.

Në njoftimet që teatri ka nisur të publikojë ndërkaq, thuhet se Kamenica do të jetë edhe në rolin e interpretueses. Çka do të jetë një element surprizë, i konceptuar me shumë mençuri artistike, që pritet ta zbulojmë vetëm kur të jemi të ulur aty, përballë skenës ku tingujt e lëvizjet e “meshë tangos” të nisin të na përfshijnë në magjinë e vet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studentët e ‘Eqrem Çabej’ ngrenë zërin kundër dhunës në familje përmes teatrit

Studentët e Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër sensibilizuan publikun për fenomenin e dhunës në familje përmes shfaqjes teatrore “Kur mungon fjala”, të vendosur në skenën...
18:45 | 20/06/2026

Komedia me nota dramatike shfaqet në Elbasan, “Për një fjalë goje” sjell humor dhe reflektim

Komedia me nota dramatike “Për një fjalë goje”, me regji të Altin Bashës, u ngjit në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan, duke sjellë për...
17:19 | 20/06/2026

“Feja nën regjimin komunist”, libri i Aleksandër Suliotit sjell një kapitull të historisë shqiptare nën diktaturë

“Feja nën regjimin komunist” është libri më i ri i Aleksandër Ikonomidhi Sulioti, i cili lindi si një nismë për të trajtuar një temë pak...
19:21 | 19/06/2026