Virusi vdekjeprurës “Corona”, Ministria e Shëndetësisë merr masat: Shqipëria me rrezik të ulët

24 Janar 2020 | 10:56

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpejtuar të sqarojë qytetarët se Shqipëria është një vend me rrezikshmëri shumë të ulët për t’u prekur nga koranoviruesi i ri, i identifikuar në Wuhan të Kinës.  

Megjithatë, në zbatim të rekomandimeve të OBSh-së, ministrja Ogerta Manastirliu ka nxjerrë një urdhër për marrjen e masave parapërgatitore, për t’u mbrojtur nga depërtimi i koronavirusit të ri edhe pse duhet theksuar se, sipas OBSH ende nuk ka të dhëna të qarta mbi mënyrën e transmetimit nga njeriu tek njeriu.

Pas kësaj, Instituti i Shëndetit Publik duhet të përforcojë survejimin e infeksioneve të rënda respiratore akute në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit. Urdhri specifikon që ISHP-ja të përgatisë përkufizimin e rastit, udhëzimet për survejancën, hetimin epidemiologjik dhe menaxhimin e rasteve në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit.

Sipas urdhrit të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, strukturat përgjegjëse duhet të marrin menjëherë  masat për vënien në zbatim të planeve të emergjencës për reagimin ndaj infeksioneve virale, sipas shkallës së rrezikshmërisë.

Edhe pse Shqipëria nuk ka një linjë të drejtpërdrejtë me aeroportin e Kinës, sipas drejtuesit të Njësisë Kufitare të Inspektimit Shëndetësor në Rinas, në aeroport mjekët janë në gatishmëri totale dhe po monitorojnë situatën.

 Të prekurit nga virusi dhe apeli i OBSH-së

Pavarësisht se nga virusi kanë humbur jetën të paktën 26 persona dhe mbi 600 të tjerë janë infektuar, Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se për momentin virusi në fjalë nuk përbën emergjencë shëndetësore publike me shqetësim global.

“Ne e dimë se në Kinë virusi kalon nga njeriu te njeriu. Por, tani për tani duket se është i kufizuar në grupe familjare dhe punonjës shëndetësorë që kujdesen për pacientë të infektuar. Në këtë kohë nuk ka asnjë dëshmi të transmetimit jashtë Kinës”-tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, z.Andros Adhanom.

Kjo situatë ka shkaktuar panik dhe frikë në disa vende të botës, ndërsa autoritetet kanë marrë masa të rrepta duke kontrolluar me imtësi edhe aeroportet. Nga momenti, që virusi u zbulua në një treg peshku në qytetin Wuhan të Kinës tre javë më parë, ai u përhap  me shpejtësi si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij.

Sipas informacioneve të publikuar nga mediat, por edhe nga OBSH-ja, raste vdekjesh janë regjistruar në Kinë, Korenë e Jugut, Tajlandë, Tajvan, Japoni dhe një në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për një person, i cili ka qenë për vizitë në qytetin  e Wuhan të Kinës. Kjo ka shtuar vigjilencën  e shëndetësisë amerikane, e cila po qëndron në gatishmëri për çdo situatë të papritur.

Organizata Botërore e Shëndetit vijon të monitorojë gjendjen e krijuar, ndërsa iu bën thirrje  vendeve që të jenë në gatishmëri të plotë për t’u mbrojtur nga mundësitë e shpërthimit të virusit në shkallë të gjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026