Vishaj: Vrasësin e shtatzënës e pret burgimi i përjetshëm sado që të arratiset
Avokati Saimir Vishaj deklaroi se Sokol Halili, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, nuk ka shpëtim nga burgu.
“Nuk ka rëndësi, ai mund të fshihet për 1 ditë, 1 muaj, 2 muaj, por çelësat e burgut e presin dhe ka një dënim shumë të ashpër deri në burgim të përjetshëm,” – u shpreh Vishaj.
Avokati tha se ajo që ndodh në Kosovë, ndodh edhe në Shqipëri, por çfarë lë shije të hidhur është se pasi gjykata lëshon urdhrin e mbrojtjes, vetë viktima është e detyruar ta çojë urdhrin e mbrojtjes në polici.
Vishaj deklaroi se vrasja e një gruaje shtatzënë është një nga veprat më të rënda të kodit penal.
Mbrëmjen e së mërkurës, Sokol Halili vrau ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja, siç është raportuar, do të sillte në jetë fëmijën brenda këtyre ditëve.
Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët informacione të cilat do të ndihmonin në arrestimin e autorit, i cili ende ndodhet në arrati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë